​Begaj takohet me drejtues të AAK-së

Ka filluar takimi mes presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq takimi i Begajt me drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është mbajtur.

Begaj do të ketë takim edhe për përfaqësues të partive minoritare dhe me komandantin e KFOR-it.

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.


Përveç Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit Albin Kurtin.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.