​BE: Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takimin më 18 gusht

​BE: Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takimin më 18 gusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se Kurti dhe Vuçiq do të mirëpriten më 18 gusht në Bruksel nga Borrell dhe Lajçak.


“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Stano.

Ftesa e Borrellit erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kishin të bënin me letërnjoftimet dhe targat serbe.

Pas kërkesës së ndërkombëtarëve, Qeveria e Kosovës e shtyu vendimin për një muaj, ndërsa barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit.

Lexo edhe

Video