​Bayerni mposhtë Hertën dhe blindon pozitën e parë

​Bayerni mposhtë Hertën dhe blindon pozitën e parë

 Në xhiron e 20-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesligës, Bayerni ka arkëtuar tri pikë të reja.

“Bavarezët” e kanë mposhtur Hertën e Berlinit me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën, transmeton KosovaPress.


Tolisso, Muller, Sane dhe Gnabry realizuan katër golat e Bayernit, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Ekkelenkamp në minutën e 81’.

Me këtë fitore Bayerni e përforcon pozitën e parë me 49 pikë, gjashtë më shumë se Borussia Dortmundi që është në vendin e dytë.

Lexo edhe

Video