​Barcelona publikon pamje mahnitëse se si do të duket “Camp Nou” pas rinovimit

​Barcelona publikon pamje mahnitëse se si do të duket “Camp Nou” pas rinovimit

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të ndërhyjë në stadiumin legjendar “Cam Nou” për ta bërë rinovimin e tij duke e kthyer në një qendër moderne sportive dhe tregtare.

Stadiumi që ka mbi 90 mijë ulëse do të modernizohet si brenda ashtu edhe në ambientet e jashtme, duke përfshirë edhe zonën e rreth stadiumit, përcjellë KosovaPress.


Në kuadër të rinovimit nuk do të ketë rritje të kapacitetit të ulëseve, por do të ndryshojë kryesisht dizajni i pamjes së jashtë të tij.

Ndryshe, “Camp Nou” është një stadium futbolli në Spanjë. Ai u hap në vitin 1957 dhe ka qenë stadiumi vendas i klubit të klubit të futbollit Barcelona që nga përurimi i tij. Me një kapacitet prej 99,354 ulëseve, është stadiumi më i madh në Spanjë dhe Evropë dhe stadiumi i katërt më i madh në botë për nga kapaciteti.

Lexo edhe

Video

error: