​Barça e frikshme edhe ndaj Bilbaos, shkëlqen Dembele

​Barça e frikshme edhe ndaj Bilbaos, shkëlqen Dembele

Një Barcelonë shumë e ashpër dhe me lojë bindëse është parë edhe në ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Athletic Bilbaos të cilën e mposhtu me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Camp Nou”.

Ishte Pierre Emerick Aubameyang ai që e shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 37’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, transmeton KosovaPress.


Loja e bukur e katalanasve u pa edhe në pjesën e dytë e cila më pas soli edhe tre gola të tjerë. Ousmane Dembele e dyfishoi epërsinë në 2-0 në minutën e 73’, para se francezi te dhuronte edhe dy asiste për dy golashënuesit tjerë De Jong dhe Depay në minutat 90’ dhe 94’.

Barcelona është e renditur në vendin e katërt me 45 pikë, kurse Bilbao renditet e teta me 37 pikë.

Lexo edhe

Video