​Ballkani mposht Malishevën me përmbysje të rezultatit

​Ballkani mposht Malishevën me përmbysje të rezultatit

Pas humbjes nga Drita, Ballkani është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Malishevën si mysafir me rezultat 3-1.

Kampioni në fuqi e pa veten në avantazh që në minutën e parë kur Agon Xhaka shënoi për 1-0 pas një gabim nga portieri Flamur Gashi.

Por, mysafirët ia dolën që ta barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë përmes Ermal Krasniqit i cili shënoi për 1-1 duke dhënë sinjale se do të kërkohet fitorja në pjesën e dytë, raporton KosovaPress.


Krasniqi ishte ai që shënoi për epërsinë 2-1 të Ballkanit në minutën e 57’, ndërsa Meriton Korenica e vulosi fitoren e Ballkani me golin e tij në minutën e 74’ për 3-1.

Por, skuadra e trajnerit Sermaxhaj e ngushtoi epërsinë në 3-2 në minutat e fundit të ndeshjes me golin e Behar Maliqit, por kjo ishte e gjitha që mund të bënin.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 15 pikë, dy më pak se Drita që sonte ballafaqohet me Prishtinën.

Malisheva nga ana tjetër, mbetet në vendin e tetë me vetëm shtatë pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Lexo edhe

Video