​Bajrami në formë të shkëlqyer, pas Interit, i shënon gol edhe Romës

​Bajrami në formë të shkëlqyer, pas Interit, i shënon gol edhe Romës

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Empolin në Serie-A.

Bajrami pati një paraqitje fantastike në humbjen e skuadrës së tij 4-2 nga Roma të dielën, transmeton KosovaPress.


Ai gjeti rrugën e golit në minutën e 72’ të ndeshjes kur shënoi golin e dytë të Empolit.

Bajrami shënoi gol edhe në 1/8 e finales së Kupës së Italisë kundër Interit në mesjavë.

Lexo edhe

Video