​Bajrami: Ja pse Qeveria po frikësohet të shkarkojë bordin e ZRrE-së

​Bajrami: Ja pse Qeveria po frikësohet të shkarkojë bordin e ZRrE-së

Qeveria ka frikë ta shkarkojë bordin e ZRRE-së, për faktin se ata mund të tregojnë me instruksione të kujt kanë punuar deri tani, deklaroi Hykmete Bajrami.

E ftuar në emisionin Këndi i Debatit në Tëvë1, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tregoi se gjatë konsultimit për ngritjen e tarifave të energjisë, asnjëri nga skenarët që u aplikua më pas nuk ka qenë në diskutim.


Sipas saj, ata kanë marrë një vendim krejtësisht tjetër krahas dokumentit që e kanë vënë në konsultim publik.

“Arsyeja se pse nuk janë duke e shkarkuar bordin e ZRRE-së, është sepse në momentin që e shkarkojnë, ZRRE-ja do të tregojë me instruksione të kujt ka punuar. Dokumenti që ka qenë në konsultim, asnjëri nga skenarët nuk ka qenë prezentë, as kur është ngritur tarifa e lartë me 85 përqind e as tarifa e ulët me 104 përqind. Pra, ata e kanë vënë në konsultim publik për të gjitha palët e interesit një dokument tjetër, mirëpo kanë marrë një vendim komplet diçka tjetër”, tha Bajrami.

Lexo edhe

Video