​Avdyli: LDK-së i duhen me shumë Anton Quna, Isa Mustafa e “gjuan gurin e fsheh dorën”

​Avdyli: LDK-së i duhen me shumë Anton Quna, Isa Mustafa e “gjuan gurin e fsheh dorën”

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit kandidati për deputet nga radhët e listës “Guxo” thotë se sondazhet flasin për ardhje të votuesve për ta. Ai thotë se rritja prej 54 përqind e listës “Guxo” nuk vie nga kinezët por nga ish-votuesit e LDK-së e partive të tjera.


Kjo deklaratë e tij vie si reagim ndaj deklaratave të Anton Qunit dhe të tjerëve që siç shkruan, “Kolegu im Anton Quni, e kolegë tjerë nëpër TV e gjetiu, po na mbajnë gajlen që ne nuk do të marrim vota të mjaftueshme jashtë LDK-së”.

Megjithëkëtë, Avdyli shprehet se LDK-së i duhen më shumë njerëz si Anton Quni e më pak si Isa Mustafa, duke theksuar se ky i fundit “e gjuan gurin e fsheh dorë”. “Kolegu im Anton Quni, e kolegë tjerë nëpër TV e gjetiu, po na mbajnë gajlen që ne s’do të marrim vota të mjaftueshme jashtë LDK-së.  Nëse mua më duhet me zgjedh mes opsionit të zgjidhem njëri nga 30 deputetët, apo të mos zgjidhem nga 60 deputetët fitues, parapëlqej të dytën. Në politikë nuk kam qenë dhe s’jam për një pagë, por për një ndryshim të gjendjes së mjerueshme që e kanë sjellë politikanët e 3% dhe “Vendlindjes thërret”. Sondazhet flasin për ardhje të votuesve tanë me ne. Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%,nuk po vie nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera. Falënderoj secilin që sna latë vetë asnjëherë e jeni me ne kudo. Përndryshe mikut tim Anton sinqerisht i uroj suksese në zgjedhje, dhe mendoj që LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa

Lexo edhe

Video