​Autori i Vargjeve Satanike u godit me thikë në qafë në një ngjarje në Nju Jork

​Autori i Vargjeve Satanike u godit me thikë në qafë në një ngjarje në Nju Jork

Autori Sir Salman Rushdie, i cili është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, është goditur disa herë me thikë përfshirë pjesën e qafës, ndërsa ishte në skenë në një ngjarje në Nju Jorku.

Autori britanik me origjinë indiane është transportuar me helikopter në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij. Agjenti i tij tha se ai po i nënshtrohet një operacioni, raportojnë mediat e huaja.

Policia tha se intervistuesi në ngjarje ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë pasi është sulmuar gjithashtu.


Dëshmitarja Julia Mineeva Braun tha për Sky News se ndërsa Sir Salman po prezantohej “papritur nga ana e majtë e skenës një burrë i shkurtër, (i veshur) i tëri në të zeza, vrapoi jashtë dhe iu afrua zotit Rushdie”.

“Ishte shumë shpejt… Menduam se ai po rregullonte mikrofonin e tij dhe më pas pamë thikën. Ai filloi ta godiste në qafë i pari… dhe zoti Rushdie u ngrit dhe filloi të vraponte. Pas kësaj, njerëzit në audiencë u ngritën në skenë dhe u goditën sulmuesin. Është e vështirë të besohet. Jemi ende në shok.”

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul tha se një oficer i policisë së shtetit i shpëtoi jetën autorit dhe moderatores, për të cilën tha se ishte gjithashtu e lënduar.

Lexo edhe

Video