​Atl. Madridi dhe Liverpooli përplasen për kreun e grupit, formacionet e mundshme

​Atl. Madridi dhe Liverpooli përplasen për kreun e grupit, formacionet e mundshme

Në stadiumin “Wanda Metropolitano” sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante, ajo ndërmjet skuadrës spanjolle Atletico Madrid dhe asaj angleze Liverpool.

Liverpooli është në krye të grupit B me gjashtë pikë, kurse Atletico Madridi ka katër pikë në vendin e dytë, transmeton KosovaPress.

Liverpoolit në këtë ndeshje i mungojnë Jones, Elllot dhe Thiago Alcantara, kurse nga radhët e Atleticos mungon vetëm mbrojtësi Savic për shkak të suspendimit.


Këto janë formacionet e mundshme:

Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Trippier, De Paul, Koke, Lemar, Carrasco; Griezmann, Suarez

Liverpool  (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Keita; Salah, Firmino, Mane

Lexo edhe

Video

error: