​“Asociacioni më shumë temë e mediave sesa takimeve në Bruksel”

​“Asociacioni më shumë temë e mediave sesa takimeve në Bruksel”

Për temën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se për 14 muaj në Bruksel nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai tha se kjo çështje më shumë është interes i mediave sesa i takimeve në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun Kosovë- Serbi, u shpreh se për Asociacionin ka shpërputhuje të mëdha mes asaj se çka është diskutuar në Bruksel për Asociacion si ide, me atë se çfarë propagandon Serbia tek vendet tjera në lidhje me të.

“Asociacioni nuk ka pas kurrë idenë të bëhet mbrojtës i drejtave të serbëve, gjykatat janë mbrojtës të të drejtave, dhe jo OJQ-të”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

“Nëse në Bruksel marrëveshjet asnjëherë nuk janë ranguar për nga rëndësia atëherë pse bëhet temë Asociacioni, atëherë përgjigjja e z. Lajçak është se ‘për Asociacionin ju deklaroheni në Kosovë’. Pse ne deklarohemi? Sepse na bëjnë pyetje mediat. Më shumë është interesim i mediave në Kosovë sesa i takimeve në Bruksel”, tha ai.

Bislimi në një intervistë në RTK Prime tha se nuk do të ketë kompromis pa njohje reciproke Kosovë – Serbi.


Ai ka folur edhe për energjinë, me ç’rast tha se qeveritë e kaluara kanë dështuar në mënyra të ndryshme sa i përket çështjes së dialogut.

Duke mos e cilësuar si dështim por më shumë si kurth, Bislimi deklaroi se ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka rënë sipas tij në grackë nga pala serbe.

Siç tha ai, ekziston një dokument për energjinë në Bruksel, në të cilin shkruan se “çdo pasuri në Kosovë i takon Serbisë”, e që sipas tij, në Kosovë është “përkthyer si njohje e pavarësisë”.

“Në një dokument për energjinë, në faqen e dytë shkruan se çdo pasuri në Kosovë është pronë e Serbisë”, deklaroi Bislimi, sipas të cilit, kjo është në  formë të ‘disclaimer” (kur palët në bisedime kur nuk pajtohen mes vete, por pajtohen që qëndrimet e të dy palëve të jenë prezent në letër).

“BE tash thotë se ju keni vendosur në një dokument dy rreshta ku nuk pajtoheni për një temë. Mu pse Brukseli u referohet të dyjave, thotë se çështja e pronës duhet të flitet në Bruksel”, tha ai.

Lexo edhe

Video