​ASK: Fluturimet shënojnë rritje për 46 përqind

​ASK: Fluturimet shënojnë rritje për 46 përqind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt (TM4) 2021,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin. Sa i përket numrit të fluturimeve del se në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46 përqind.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim: Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ku krahasuar me TM4 2020, numri i pasagjerëve është rritur për 7%.

Transporti i mallrave me tren në TM4 2021 është rreth 30 mijë ton.


Sa i përket numrit të fluturimeve në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46 përqind.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me TM4 2020 ka rritje për 47 përqind.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, vizitoni:

https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/transporti

Lexo edhe

Video