​Asfaltohet me shtresën e parë segmenti i mbetur i rrugës “Muharrem Fejza”

Segmenti i mbetur i pa asfaltuar në rrugën “Muharrem Fejza” është asfaltuar sot me shtresën e parë. Për këtë shkak, i njëjti segment, ka qenë i mbyllur prej dy ditësh.

Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” kanë nisur prej një viti ndërsa banorët në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqësi me ritmin e ngadaltë të punimeve.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, javë më parë, ishte në këtë rrugë ku prezantoi planin dinamik të punimeve dhe u zotua se gjithçka do të përfundojë në këtë rrugë deri në ditët e para të muajit maj.

Banorët kanë shprehur disa pakënaqësi edhe me asfaltimin e sotëm duke thënë se po iu vështirësohet qasja në rrugën “Muharrem Fejza” nga rrugët lidhëse.

Lexo edhe

Video