​Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në komunën e Prishtinës, keqpërdori pozitën dhe falsifikoi dokumente

​Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në komunën e Prishtinës, keqpërdori pozitën dhe falsifikoi dokumente

Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në komunën e Prishtinës, keqpërdori pozitën dhe falsifikoi dokumente

Hetuesit policorë, pas hetimeve paraprake kanë arrestuar të dyshuarin R.M., (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, gjegjësisht ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’.


“Veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj)”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon celular, 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator i armës, dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Lexo edhe

Video