​Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor në kufi

​Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor në kufi

Në terminalin e pikës kufitare Hani i Elezit, është arrestuar një shtetas bullgar i lindur në vitin 1974 në Pazardzhik, mbi dyshimin e bazuar se i njëjti i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë në shumën prej (20) njëzet euro.


“Personi i dyshuar nuk kishte sigurim kufitar të Republikës së Kosovës dhe gjatë ofrimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, i ka vendosur paratë në dokumente në formë ryshfeti me qëllim të kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ndaj personit të dyshuar sipas dispozitave ligjore kanë iniciuar rastin “Dhënie e Ryshfetit (mitos)” dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, shtetasi bullgar është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe

Video

error: