​Arrestohet një person për mashtrim në Ferizaj

​Arrestohet një person për mashtrim në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar me inicialet Z.A., mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 33-vjeç.


I dyshuari kishte mashtruar personin tjetër me inicialet A.R, mashkull, shtetas kosovar, i moshës 30-vjeçar, ku në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit i kishte marr një shumë të caktuar të hollave prej 3600 eurosh.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Lexo edhe

Video