​Arrestohet një person për disa raste të vjedhjeve

​Arrestohet një person për disa raste të vjedhjeve

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për rreth 15 raste të vjedhjeve.

Sipas Policisë rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.


Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

-J.H . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

Lexo edhe

Video