​Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

​Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Është arrestuar një 33-vjeçar në Kaçanik. Ai po kërkohej me dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e pyjeve”.


“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pas një informacioni të pranuar inteligjent, sot rreth orës 06:30 në Kaçanik ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H (M/K) i moshës 33 vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatën e policisë. 

Lexo edhe

Video