​Arrestohet në Morinë gjilanasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet në Kanada

​Arrestohet në Morinë gjilanasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet në Kanada

Gjilanasi 21-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Morinë. Policia shqiptare ka treguar Kanadaja ka lëshuar urdhër-arrestin ndaj A.K për kryerjen e veprës penale “vrasje e shkallës së dytë”.


Ai do të ekstradohet drejt Kanadasë.

“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Vrasje e shkallës së dytë’. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. K, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.  Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale ‘Vrasje e shkallës së dytë’. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video

error: