​Arrestohet në Belgjikë kosovari i dyshuari për vrasjen e para 10 vjetëve në Junik

​Arrestohet në Belgjikë kosovari i dyshuari për vrasjen e para 10 vjetëve në Junik

Është arrestuar në Belgjikë kosovari i cili dyshohet që në majin e 2012-ës kishte kryer një vrasje tek Mahalla Qok në Junik.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i arrestuar do t’iu dorëzohet autoriteteve të Kosovës.


Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video