​Arrestohet drejtori i një kompanie farmaceutike, dyshohet që falsifikoi aktivitetet e prokurimit

​Arrestohet drejtori i një kompanie farmaceutike, dyshohet që falsifikoi aktivitetet e prokurimit

Është arrestuar një person i cili në pozitën e drejtorit të një kompanie farmaceutike dyshohet të ketë falsifikuar aktivitetin e prokurimit në disa Komuna dhe ShSKUK.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të hënën nga njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.


Ai dyshohet për kryerjen e veprës “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik”.

Siç edhe njofton policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 25.10.2021 nga njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në pozitën e drejtorit të kompanisë farmaceutike duke përdorë dokumente të falsifikuara në aktivitetet e prokurimit në disa komuna dhe SHSKUK dyshohet se kishte kryer veprat penale ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lexo edhe

Video

error: