Është arrestuar një person në Skenderaj që dyshohet ta ketë dhunuar një të mitur.
Policia ka treguar se e mitura ishte dhunuar më 28 dhjetor.
I dyshuari është intervistuar të hënën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj, 28.12.2021-NN. Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.