​Arrestohet autorja e shpërthimit në Stamboll

​Arrestohet autorja e shpërthimit në Stamboll

Policia turke ka arrestuar autoren që dyshohet se qëndron prapa shpërthimit në Stamboll, ku të vdekur mbetën 81 persona dhe së paku gjashtë të plagosur.

E arrestuara, Ahlam Albashir, shtetase siriane, u kap e gjallë pasi ajo kreu një sulm terrorist në rrugën e zhurmshme të këmbësorëve në Stamboll, shkruan AA.  

“Autori i sulmit terrorist vdekjeprurës në rrugën popullore të këmbësorëve të Stambollit, Istiklal, mori urdhrin nga grupi terrorist Partia Kurde e Punës (YPG/PKK) në Siri”, thanë të hënën autoritetet turke.

Pamjet nga 1200 kamera vëzhgimi treguan lëvizjet e terroristes derisa ajo mbërriti në Taksim për të lënë bombën dhe më pas mori një taksi nga vendi i sulmit për të udhëtuar në lagjen Esenler të Stambollit, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Stambollit, derisa shtoi se policia bastisi 21 adresa për personat që u zbulua se ishin në kontakt me autorin e sulmit terrorist në Taksim.

“Gjatë operacionit, 46 persona u kapën dhe u arrestuan dhe u zbulua se personi që la bombën shkoi në një adresë në rrethin Kuçukçekmeçe”, thuhet në njoftim.


Ahlam Albashir, u arrestua në adresën e saj në orën 2:50 të mëngjesit me orën lokale të hënën (2350 GMT të dielën).

Në marrjen në pyetje të saj nga policia, e dyshuara tha se ishte trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga grupi terrorist PKK/PYD/YPG dhe se kishte hyrë ilegalisht në Turqi përmes Afrinit të Sirisë.

“Terroristja pranoi se ajo kishte kryer sulmin me bombë rreth orës 16:20. (1320 GMT) të dielën, duke marrë urdhrin e veprimit nga selia e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG në Kobani të Sirisë”, shkruan aa.tr.

Më herët, të hënën, ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se autori që la bombën në rrugën e mbushur me njerëz të frekuentuar nga blerësit dhe turistë u arrestua.

Udhëheqësit botërorë dënuan sulmin terrorist në ‘Avenue Istiklal’ të Stambollit që la të paktën gjashtë persona të vdekur dhe 81 të plagosur.

Lexo edhe

Video