​Arrestohet 27-vjeçari afër shkollës “Gjergj Fishta”, i gjenden drogë e armë

​Arrestohet 27-vjeçari afër shkollës “Gjergj Fishta”, i gjenden drogë e armë

Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, pas pranimit të një informate se një i dyshuar merret me shit-blerje në sasi të vogla të substancave narkotike dhe pas trajtimit policor të kësaj informate, ka arritur ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, B.G., viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar, është bërë në bashkëpunim mes hetuesve të antidrogës dhe zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në zbatim të Planit Operativ ‘Siguria në shkolla dhe stop drogave në shkolla’.

I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës ‘Gjergj Fishta” në rrugën ‘Ismail Dumoshi’ në Prishtinë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një sasi e vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, 2320 euro dhe një thikë.


Policia më pas ka kërkuar nga organet e drejtësisë leje për kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit.

Pas pranimit të urdhër-kontrollit, policia e ka realizuar të njëjtin dhe në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar edhe: Një armë zjarri AK-47 me dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një sprej, 48 qese të vogla, dyshohet të jetë marihuanë, me peshe 39gr., një peshore digjitale etj..

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy vepra penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48orë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.