​Arrestohen dy të dyshuar për grabitje me armë

​Arrestohen dy të dyshuar për grabitje me armë

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona B.G. 25 vjeçar dhe V.S. 26 vjeçar, si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt, si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme  materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse dh atë:

-1 armë e gjatë AK-47,

-1 karikator me 26 fishek,kal. 7,62 mm,

-1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm,

-42 fishekë 9×19 mm,


-1 thikë ushtarake,

-1 palë pranga,

-1 sprej.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,të njëjtit dërgohet  në mbajtje për 48 orë.

SONY DSC

 

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: