​Arrestohen dy persona në Mitrovicë

​Arrestohen dy persona në Mitrovicë

Të dielën u arrestuan dy persona në Mitrovicë. Të arrestuarit u arrestuan me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore. Për çka është dërguar për tretman mjekësor. Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.


“Gjatë  ditës së djeshme  së datës  31 tetor 2021,  në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zahir  Pajaziti’ në Mitrovicë, ku  si pasojë e një  mosmarrëveshje  dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë  arrestuar i dy të dyshuarit.Rasti po hetohet për veprën  penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa  pas intervistimit  dy të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në komunikatën për medie nga policia.

Lexo edhe

Video

error: