​Arrestohen dy persona, dyshohet se përfituan tenderë rreth 100 mijë euro pa plotësuar kriteret

​Arrestohen dy persona, dyshohet se përfituan tenderë rreth 100 mijë euro pa plotësuar kriteret

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion pranë Policisë së Kosovës ka arrestuar dy persona, pronarin dhe të autorizuarin e një biznesi nën dyshimet se gjatë vitit 2021 kanë përfituar tender nga institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret. Vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro.

Sipas policisë, është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin bankar të falsifikuar në një bankë.


S.D. dhe A.D., pas intervistimit në Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë arrestuar si të dyshuar për “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, sipas kodit penal të RKS-së.

I dyshuari A. D. është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari S. D. me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të policisë.

Lexo edhe

Video