​Arrestimet për marrje ryshfeti mbledhin KPM-në: Të gatshëm të ndihmojmë në zhvillimin e hetimeve

​Arrestimet për marrje ryshfeti mbledhin KPM-në: Të gatshëm të ndihmojmë në zhvillimin e hetimeve

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është mbledhur sot, pa arrestimit të kryeshefit të tyre dhe drejtorit të financave dhe administratës me dyshimin se janë përfshirë në rastin e marrjes së ryshfetit në vlerë për 8, 000.00 euro.


Nëpërmjet një komunikate për media KPM ka ritheksuar  se janë të gatshëm që të ofrojnë bashkëpunim të plotë për institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit.

“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur sot në orë 14:00 një mbledhje të jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me ndalimin nga institucionet e rendit dhe drejtësisë të dy  zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së. Në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive dhe pas shqyrtimit ka kërkuar një interpretim nga Departamenti Ligjor i KPM-së, se si të procedohet tutje sipas obligimeve ligjore. KPM shpreh edhe një herë gatishmërinë  që të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit”, thuhet në komunikatën e KPM-së.

Lexo edhe

Video

error: