​Arlind Berisha i artë në Artet Mikse Marciale, përgëzohet nga Ramush Haradinaj

​Arlind Berisha i artë në Artet Mikse Marciale, përgëzohet nga Ramush Haradinaj

Arlind Berisha ka fituar medaljen e artë në turneun që po mbahet në Pragë të Çekisë për Artet Mikse Marciale.

Atleti Berisha me këtë rast është përgëzuar edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili e ka quajtur historik suksesin e arritur nga ai.


“Arlind Berisha, nip i Heroit Maxhun Berisha, sot nga Praga i solli një medalje të artë Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”

“Atleti i parë dhe i vetëm i ekipit kombëtar të Kosovës, sot fitoi në finalen e 2021MMAËorldCup.”

“Përgëzoj Federatën e Arteve Mikse Marciale të Kosovës, për këtë sukses historik. Urime Kosovë!”, thuhet në fund të postimi të Ramush Haradinajt.

Lexo edhe

Video

error: