​Apeli refuzon ankesat për hedhje të aktakuzës në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

​Apeli refuzon ankesat për hedhje të aktakuzës në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B. në rastin e vrasjes së ish-liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviqit.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata e Apelit nëpërmjet një komunikate për media.


“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2021, është vërtetuar dhe  kjo çështje penale do të vazhdoj sipas rregullave të procedurës penale.  Të pandehurit,  po akuzohen nga ana e Prokurori Special për  një serë veprash vepra penale të ndërlidhura si: ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’  nga neni 283 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovë (KPRK); “Vrasje e rëndë”  nga neni 179 par.1.9 të KPRK-së;  ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’  nga neni 422 paragrafi 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me par.1 të KPRK, dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’  nga neni 374 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPR –së”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata e Apelit.

Tutje thuhet se “Kolegji prej tre anëtaresh i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë,  ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, si të pabazuara, meqë nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara ligjore, që determinojnë diçka të tillë”.

Lexo edhe

Video

error: