Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka vënë flamurin në gjysmë shtizë në nderim të policit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në një sulm terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
President @VjosaOsmaniPRKS declared today, September 25, a National Day of Mourning in the Republic of Kosovo. We join the institutions of Kosovo in mourning the loss of @Kosovo_Police Sergeant Afrim Bunjaku. Today, our our flag at the U.S. Embassy is lowered to half-mast in his… pic.twitter.com/IEMI9j5LTX
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 25, 2023
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 25 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. Ne i bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, ka shkruar Ambasada amerikane në platformën “X”.