​Ambasadorja Kim: Nuk ka ende numër të saktë për afganët që do strehohen në Shqipëri

​Ambasadorja Kim: Nuk ka ende numër të saktë për afganët që do strehohen në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se nuk dihet ende numri i saktë emigrantëve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministren shqiptare të Mbrojtjes Xhaçka ku u diskutua për emigrantët afganë që do strehohen në Shqipëri, Kim tha se situata është dinamike dhe ende nuk dihen detaje të sakta se si do të procedohet.

Ambasadorja amerikane theksoi se qytetarët afganë do të jenë të përkohshëm në Shqipëri, pasi planifikohet që më vonë të shpërngulen në Amerikë për t’u sistemuar përfundimisht.


“Disa persona po shkojnë direkt në SHBA, disa mijëra ndodhen tashmë atje”, u shpreh Yuri Kim.

Ajo tha se SHBA po bashkëpunon nga afër me qeverinë shqiptare për të ndjekur situatën e emigrantëve afganë në çdo hap.

“SHBA po koordinon situatën nga afër së bashku me qeverinë shqiptare”, tha Kim./Euronews Albania/

Lexo edhe

Video

error: