​Ambasadori Chung Liu: Të rritet rezistenca ndaj kërcënimeve hibride të Rusisë dhe Kinës

​Ambasadori Chung Liu: Të rritet rezistenca ndaj kërcënimeve hibride të Rusisë dhe Kinës

Ambasadori i Tajvanit në Hungari, Shih Chung Liu ka thënë se bota po përballet me tri sfida: Konflikti në Ukrainë por edhe asaj hibride nga Rusia e Kina, COVID si dhe ndryshimet klimatike. Kështu deklaroi ai në diskutimin e organizuar nga NDI me temën “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”.

Chung Liu shtoi se invazioni i heshtur i Kinës po bën përhapjen e dezinformatave.

“E tërë bota po përballet me tri sfida, konflikti, COVID dhe klima. Kur flas për konfliktin i referohem luftës në Ukrainë dhe konflikteve të mundshme ushtarake në gadishullin e Azisë, posaçërisht luftës hibride nga Rusia dhe Kina. Me COVID i referohem çrregullimit të zinxhirit furnizues global, krizës me energji, inflacionit dhe rënies ekonomike. Me këtë luftë të dezinformatave ka zvogëluar kapacitetet e qeverive dhe shoqërive civile që të adresojnë këto sfida. Me klimë, klima ka të bëjë me ngrohje globale që ka rrezikuar njerëzor në ditët tona”, ka thënë ai.

Ambasadori i Tajvanit tha se Kina po synon fuqizimin e imazhit ndërkombëtar që Tajvani është i Kinës.


“Duhet një përpjekje e bashkërenditur e komunitetit demokratik që bashkërisht të bashkërendojmë sfidat që lidhen me kërcënimet hibride të Kinë dhe Rusisë. Konferenca si kjo bashkërisht mund të na ndihmojnë në rritjen e bashkëpunimit, shkëmbimin e strategjive dhe planeve emergjente dhe një përmbajtje apo kundërshtim ndaj Rusisë dhe Kinës. Dhe e fundit më e rëndësishmja është që duhet të fuqizojmë rëndë rezistencën që gjithashtu ka të bëjë edhe edukimi medial, kontrollimin e fakteve dhe fuqizimin e integritetit”, ka shtuar ambasadori i Tajvanit.

Në diskutimin me temën “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”, drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg e ka quajtur si kërcënim të shoqërisë, shpërndarjen e dezinformatave në publik.

Ndërsa anëtarja në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar se imazhi i Kosovës tregon që bizneset e politika janë të përfshira në fushatën e dezinformimit.

Konferenca për Integritetin e Informacionit, DISICON, është dy ditore. Dje dhe sot është diskutuar me temën “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”. 

Lexo edhe

Video