​Ambasadori britanik në Prekaz: Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit

​Ambasadori britanik në Prekaz: Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë homazhe sot në Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ambasadori britanik derisa tregon për vizitën tek memoriali i familjes Jashari thekson mbi 20 vjet më parë aty ndodhën ngjarje të tmerrshme.

Për gjitha këto ngjarje, Abbott shkruan se Kosova sot ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit.


“Këtë mëngjes bëra homazhe në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje mbi njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ambasadori britanik.

Tutje ambasadori shkruan se Mbretëria e Bashkuara gjithmonë do t’i qëndrojë gjithmonë ndërhyrjes së saj si një kauzë të drejtë për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë.

“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë ndërhyrjes së saj si një kauzë e drejtë, për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja. Siç ka thënë ish-kryeministri Tony Blair në Parlament më 23 mars 1999, ‘Ne nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojmë dhe do të veprojmë’”, ka shkruar Abbott.

Lexo edhe

Video