Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Ambasada britanike: Sukses i jashtëzakonshëm i nëntoger Bunjakut

​Ambasada britanike: Sukses i jashtëzakonshëm i nëntoger Bunjakut

Dy kadetë të FSK-së, nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu, sot do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëntoger Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ambasada e Britanisë së Madhe, është shprehur e emocionuar për suksesin e nëntoger Bunjaku.


“Ajo triumfoi përballë një konkurrence shumë të fortë për të fituar çmimin, e cila reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të jashtëzakonshme, Iliriana!”, shkruan në urimin e Ambasadës britanike.

Çmimi do të dorëzohet nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Gjenerali Sir Nicholas Carter.

“Ky është një moment jashtëzakonisht krenar për ne dhe demonstron profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së”, vijon ambasada.

Deri më sot Mbretëria e Bashkua ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.

Lexo edhe

Video

error: