​Ambasada amerikane: Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese

​Ambasada amerikane: Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka kërkuar zbatimin e të gjitha vendimet të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Kështu thuhet në një shkrim të ambasadës amerikane pas vizitës zyrtare të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.


“Institucionet e pavarura të drejtësisë së Kosovës janë kritike për demokracinë e saj. Është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet vakante në Gjykatë”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

Ndërsa nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se “Gjatë qëndrimit në Uashington, kryetarja Caka – Nimani u takua edhe me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), si dhe me përfaqësues të SHBA-ve në Komisionin e Venecias”.

Lexo edhe

Video

error: