​Allegri : Juventusi është në nivel të njëjtë me Hellas Veronën

​Allegri : Juventusi është në nivel të njëjtë me Hellas Veronën

Max Allegri ka thënë se Juventusi duhet të pranojë realitetin se ata aktualisht nuk janë më të mirë se Verona dhe duhet të rifitojnë përulësinë e tyre për të luftuar për çdo pikë.

“Bardhezinjtë” pësuan një tjetër humbje befasuese 2-1, këtë herë nga Hellas Verona pas humbjes në mesjavë nga Sassuolo, duke marrë një pikë nga tre xhirot e fundit në Serie-A.

“Fjalët janë të pakuptimta tani. Jemi në një situatë të keqe, duhet të pranojmë realitetin që tani jemi një ekip në mes të tabelës. Mund të dalim nga kjo situatë me pak më shumë vendosmëri dhe cilësi”, tha Allegri për “DAZN”.


“Ne do të dalim nga kjo situatë. Nuk ka kuptim të ndjejmë keqardhje për veten, kjo nuk do të na ndihmojë, ne vetëm duhet të fokusohemi në atë që duhet të bëjmë dhe më pas gjërat do të zgjidhen vetë.”, shtoi Allegri.

Juventusi ka pranuar 15 gola pas 11 ndeshjeve, shifra e tyre më e keqe që nga sezoni 1961-62, dhe ka shënuar vetëm 15 sosh si dhe ka mbledhur vetëm 15 pikë.

“Është një skuadër e mirë, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet në futboll. Duhet të reagojmë me krenari dhe vendosmëri. Ne duhej të luanim si një ekip që kishte një pikë, dhe e bëmë, tani duhet të luajmë si një ekip që ka 15 pikë. E kuptuam se Verona do ta bënte ndeshjen shumë fizike dhe me betejë për çdo top, kështu që nëse nuk i takoni atij niveli, do të humbni. Veshja e fanellës së Juventusit nuk na jep garanci se duhet të mposhtim skuadrat në mes të tabelës. Duhet të fitojmë çdo pikë dhe ta bëjmë atë me qëndrimin e duhur.

“Futbolli është futboll, nuk është skermë. Ju duhet ta luftoni në fushë në të njëjtin nivel. Ne humbëm shumë goditje dhe duele ajrore kundër Sassuolos , dhe sinqerisht ato nuk janë një skuadër shumë fizike. Verona e dinte se kështu duhej të luante për ta mundur Juventusin. Gabimi ynë ishte që supozuam se ishim më të mirë se Verona, dhe për momentin nuk jemi. Duhet të jemi realistë.”, tha në fund Allegri.

Lexo edhe

Video