​Aliu për Masakrën e Reçakut: Më barbarja e kryer nga Serbia

Me dhjetëra qytetarë po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak ku pushojnë trupat e 45 të vrarëve.

Në përvjetorin e kësaj masakre, kryetari i Shtimës, Qemajl Aliu tha se populli shqiptar duhet të kujtojë gjithmonë gjenocidin serb mbi të pafajshmit shqiptarë.


“Më 15 janar të vitit 1999 i kam pasur 15 vjet dhe kam qenë vetëm 1 kilometër larg kësaj ngjarje dhe sa herë vjen 15 janari i kemi të freskëta kujtimet e bashkëvendësve tanë, por edhe farefisit. Është masakra më barbare dhe më makabre që ka bërë ushtria dhe policia serbe ndaj qytetarëve civilë vetëm se ka qenë shqiptarë dhe në trojet e tyre”, ka deklaruar ai

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Trupat e mbi 40 banorëve të Reçakut, janë të varrosur pak metra larg fshatit tek Kompleksi Memorial. Në afërsi të kompleksit është e ngritur edhe statuja e William Walkerit, njeriu i cili për herë të parë Masakrën e Reçakut e cilësoi krim kundër njerëzimit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: