​Aliu: Nis ndërtimi i shtëpive për dy familje të veteranëve në Shtime

​Aliu: Nis ndërtimi i shtëpive për dy familje të veteranëve në Shtime

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se do të nis ndërtimi i dy shtëpive të reja për dy veteranë të luftës të komunës së tyre.

Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me humanistin e njohur, Halil Kastrati, ishin për vizitë në dy familje dhe është i lumtur që përfitues të ndërtimit të shtëpive kryefamiljarët, janë veteranë të Luftës së UÇK-së.


“Në mesin e 10 shtëpive që filluam ndërtimin e tyre këtë vit, 8 familjeve në nevojë do iu dorëzohen çelësat e shtëpive të reja shumë shpejt. Angazhimi ynë për ngritje të mirëqenies në Komunën tonë po manifestohet përmes bashkëpunimit me Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video