​Aliu: Atyre që duan ta copëtojnë vendin u themi provoni nëse ua mban, këtu na ke

​Aliu: Atyre që duan ta copëtojnë vendin u themi provoni nëse ua mban, këtu na ke

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në tubimin që po mbahet për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se atyre që duan ta copëtojnë vendin u thonë provoni por këtu do të jenë.

Aliu tha se sot po festohet përvjetori i dyfishtë, në sheshin ku sipas tij bëhet thirrje për liri dhe barazi tash e sa vjet.

Në manifestimin për 15 vjetorin e themelimit të LVV-së dhe 21 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Aliu tha se sot po kujtohet këmbëngulja e djemve dhe vajzave, duke shtuar se para 15 vitesh u themelua LVV, se kishte shumë për t’u bërë për vend.


“Duke qëndruar pranë qytetarëve, popullit e kupton që lëvizje do të thotë të bësh ndryshim të thellë, të bësh ndryshim të thellë në këtë vend dhe mbi të gjitha ta bësh këtë bashkë me popullin, kur je brenda tij beson në forcën e tij dhe e kupton që populli as nuk të braktis e as nuk të lë ta braktisësh, aty e kupton edhe historinë, e kupton si dolën ata heronj të shumë që e bën këtë vend, e kupton që forca gjendet  pikërisht aty tek populli dhe jo diku jashtë, e kupton që neve na duhet edhe liria edhe barazia, e kupton që na duhet dinjiteti dhe e ardhmja e sigurt dhe mbi të gjitha e kupton që ne jemi vetëm vazhdimësi dhe çdo gjë që bëjmë e kanë bërë edhe të tjerët para nesh. Aktivisti dhe lëvizja në popull mëson, e mëson ta çmoj dhe ta respektoj dhe ta mbrojë çdo vlerë të së shkuarës dhe kësisoj ne bashkë e bëmë lëvizjen ku secili hynë dhe ndihet si në shtëpinë e tij, ku të duan dhe i donë, ku mbushesh shpresë dhe beson dhe e di që ky vend bëhet, ku jeton me dinjitet dhe nuk ke frikë dhe ku ma pa as të voglin dyshim, atyre që duan ta copëtojnë vendin u themi me zemrën plotë po provo ta mbajt se këtu na ke”, tha ai.

Ai ka thënë se në këto ditë përvjetorësh, LVV mbledh forcat e para, ku kujtoj organizimet që kishin në selinë në Pejton.

 

Lexo edhe

Video