​Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait

​Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

 “Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, tha kryeministri Kurti.


Babai i Kadri Veselit, ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.

Varrimi i tij është bërë mbrëmë, derisa në ceremoni s’ka mundur të marr pjesë Kadri Veseli i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Lexo edhe

Video

error: