​Alarmi te BQK, pasojë e një problemi teknik

​Alarmi te BQK, pasojë e një problemi teknik

Banka Qendrore e Kosovës sqaroi se alarmi i aktivizuar gjatë orëve të para të ditës së sotme ka qenë si pasojë e një problemi të vogël teknik.

Gjithsesi, aktivizimi i alarmit ka bërë që Policia e Kosovës të shtojë radhët e saj rreth objektit, por që pas vlerësimit të situatës, janë larguar.


“Alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit”, sqaron BQK.

BQK shton se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të saj.

Lexo edhe

Video