​Alarm për mjete shpërthyese në stacion të autobusëve në Prishtinë

​Alarm për mjete shpërthyese në stacion të autobusëve në Prishtinë

Një person përmes një telefonate anonime tha se ka vendosur mjete shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Për çka policia ka evakuuar qytetarët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregoi për KosovaPress se pas kontrolleve nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.


“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tregoi Ahmeti.

Lexo edhe

Video