​Aksioni në Zveçan, konfiskohen pajisje në vlerë 55 mijë euro për prodhimin e kriptovalutave

​Aksioni në Zveçan, konfiskohen pajisje në vlerë 55 mijë euro për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës sot në ora 15:20 kishte marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit me iniciale S.N. në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.

Rreth orës 15:50 me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, ka filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë prej rreth 45 gramë, gjithashtu janë gjetur dhjetë rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë kanabisi.

Gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.

Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:

– Katër kamera video incizim

– DVR

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta


– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta

– Monitor me tastierë

– 19 copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera

– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave

– Modem interneti

– Ruter

– Ventilator

Vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth 55 mijë euro.

Prokurori i Shtetit në detyrë ka urdhëruar që të bëhet kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet Dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet e mëtutjeshme.

Veprimet e tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati.

Lexo edhe

Video