​Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

​Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

Të paktën 10 persona raportohet të jenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Gazeta kroate Jutarnji.hr njofton se po ashtu janë lënduar edhe 30 të tjerë.

Sipas kësaj gazete autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.


Zëdhënësi i policisë së qarkut Brod-Posavina, Damir Brezic ka thënë se situata është e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë.

“Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.

Lexo edhe

Video

10 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: