​Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, vdes një person dhe një tjetër lëndohet rëndë

​Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, vdes një person dhe një tjetër lëndohet rëndë

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident tragjik në Rrugën e Kombit, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Automjeti tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës, raporton TopChannel.


Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit.

“Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në raportin e Policisë së Shqipërisë.

Lexo edhe

Video