​Aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale

​Aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale

Rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.

Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshirë vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasojë, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri.


Dy të lënduarat fillimisht janë dërguar në Spitalin ne Vushtrri per tretman mjekësor, ndërsa per tretman te mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar duke ju përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kushteve atmosferike dhe duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.

Lexo edhe

Video