​Ahmeti takoi Begajn: E ardhmja e Shkupit dhe Tiranës është në BE

​Ahmeti takoi Begajn: E ardhmja e Shkupit dhe Tiranës është në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Shkup në kuadër të Procesit “Bërdo-Brioni”.

Marrëdhëniet bilaterale, integrimi evropian, mbështetja e ndërsjellë, si dhe procesi i ndryshimeve kushtetuese ishin pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe Begajt.


 Sipas një komunikate të BDI-së, bashkëpunimi mes dy vendeve është cilësuar në nivel të lartë në të gjitha sferat, pa asnjë çështje të hapur.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë tashmë po realizojnë shumë projekte bashkë, përfshirë ato në sferën ekonomike dhe infrastrukturore si porti i Thatë në Strugë, kontrolloi përbashkët kufitar, hekurudha që do të lidhë dy vendet si dhe Korridori i 8-të. Rruga e integrimit evropian që po e ecën Shkupi me Tiranën është vlerësuar me rëndësi të veçantë. Dy vendet tona kanë nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa mbështetja e ndërsjellë është më se e domosdoshme në këtë proces kyç. Procesi i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu ka qenë pjesë e bisedës në këtë takim, ku kryetari Ahmeti e ka informuar presidentin Begaj për gjithë ecurinë dhe iniciativat deri më tani përfshirë edhe formimin e frontit evropian”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video