​Ahmeti premton mbështetje të vazhdueshme për të rinjtë

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është shprehur i gatshëm për t’i mbështetur në forma të ndryshme të rinjtë e qytetit të tij.

Ai gjatë një diskutimi me të rinjtë lipjanas tha se të njëjtit do mbështeten përmes stimulimeve financiare dhe ambiente retroaktive.

Derisa debatet e tilla i cilësoi si të dobishme për qytetin e Lipjanit.

“Tryeza dhe takime të tilla na shërbejnë për të evidentuar, detektuar ose diçka në menaxhim, ose në prioritizimin e punëve që ka komuna. Fakti tjetër që përmes tryezave të tilla, debateve të tilla mund të na prodhojnë idetë në prioritetet dhe aranzhimet e mëtutjeshme që merren. Me këtë dua të them se këtu është vendi dhe janë mundësitë që duhet të shfrytëzohen nga rinia e Lipjanit për të dhënë kontributin e vet në vendimmarrje dhe ndihmuar organet e qeverisjes lokale për të qenë më mirë”, tha ai


Ahmeti tha se gjatë qeverisjes së tij janë bërë ambiente ku rinia mund t’i shfrytëzojë.

“Janë krijuar mjaft shumë rrethana dhe ambiente ku rinia mundet të zhvillojë aktivitetet e tyre kulturore. Krejt çka duhet bërë, thënë më thjeshtë, është që duhet me qenë të saktë në evidentim dhe mos me iu jep kaheje të pa vërtetave”, tha ai.

Ndërkohë tregoi edhe efikasitetin e komunës në ndihmat për të rinjtë gjatë periudhës së pandemisë.

“Periudha e pandemisë ka ndikuar në aktivitetet e rinisë. Megjithatë viti që lamë pas ka qenë goxha i begatë në aspektin e shpenzimeve financiare që janë dedikuar çështjeve rinore. Vitin e kaluar janë ndihmuar të gjitha klubet sportive. Janë ndihmuar të gjitha OJQ-të me projekte të caktuara dhe ide të caktuara, janë suportuar në financa edhe në botimin e librave nxënës e studentë të caktuar. Janë ndarë edhe bursa për studentë. Janë diku 134 studentë janë përfitues të bursave dhe ne do të vazhdojmë vit pas viti të mbështesim”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: